Qytetari në Lipjan dorëzon në Polici kuletën e gjetur me mbi 600 euro

Qytetari në Lipjan dorëzon në Polici kuletën e gjetur me mbi 600 euro

Kronika June 06, 2023 - 18:09

Një qytetar në Lipjan ka treguar një shembull të mirë, pasi një kuletë që kishte gjetur e ka dorëzuar në Polici.

Policia ka njoftuar se kuleta me mbi 600 euro, i është kthyer pronarit, transmeton Zeri.info.

“Qytetarët vazhdojnë ta kenë policinë adresë të parë.Sot në stacionin policor në Lipjan, një qytetar A.B, ka dorzuar një portofol (të gjetur në rrugë), ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale, të cilat i janë kthyer pronarit”, ka shkruar Policia në një postim në faqen zyrtare në Facebook, ku kanë publikuar edhe fotografi të parave që ishin në kuletën e gjetur. /Zëri

Image