
Gjendet 24-vjeçari nga Shtimja që u raportua si i zhdukur
Kronika
June 04, 2023 - 15:50
Sot në mëngjes u raportua si i zhdukur 24-vjeçari Agon Misini nga Shtimja.
Por tani Policia e Kosovës ka njoftuar se ai është gjetur rreth orës 14:50 nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim në rajonin Shtimes,
Bëhet e ditur se ai fillimisht është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, e më pas është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe sipas mjekësve gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
“Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori i rastit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj”, thuhet ndër tjera. /Zëri