
Sulmohet një veturë e Policisë së Kosovës në Leposaviq
Kronika
June 04, 2023 - 09:31
Policia e Kosovës ka njoftuar se një veturë e saj është sulmuar me mjete të forta derisa ka qenë në lëvizje.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 02:40 në Soqanicë të Leposaviqit.
Po ashtu thuhet se për këtë rast nuk është identifikuar ndonjë person i dyshuar.
“Rasti është duke hetuar nga njësitet kompetente”, thuhet në raport. /Zëri