47-vjeçari nga Kosova vdes në një aksident në Zvicër, u godit nga vetura që kishte hyrë në korsinë e gabuar

47-vjeçari nga Kosova vdes në një aksident në Zvicër, u godit nga vetura që kishte hyrë në korsinë e gabuar

Kronika June 03, 2023 - 13:59

Kosovari 47-vjeçar po drejtonte furgonin në mënyrë korrekte kur është goditur nga një makinë që kishte hyrë në korsinë e gabuar

Në përplasjen mes një furgoni (kombibusi) dhe një makine në Valiss, një person ka humbur jetën të premten, një tjetër është lënduar rëndë dhe një i tretë, ka marrë lëndime të lehta.

Aksidenti në drejtim të Grosser St. Bernhard ndodhi për shkak se makina po vinte në korsinë e kundërt, të gabuar.

Me gjithë ndërhyrjen e shpejtë të ekipeve të shpëtimit, drejtuesi i furgonit ka ndërruar jetë nga lëndimet e rënda në vendin e aksidentit, ka njoftuar të shtunën policia e kantonit Valis. /albinfo.ch