Policia njofton se kthehen në shtëpi dy djemtë e zhdukur në Ferizaj
Foto: Laura Hasani

Policia njofton se kthehen në shtëpi dy djemtë e zhdukur në Ferizaj

Kronika June 03, 2023 - 11:33

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy djemtë e raportuar si të zhdukur nga nëna e tyre në Ferizaj, janë kthyer në shtëpi.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ku sipas tij fëmijët tashmë janë kthyer në shtëpinë e tyre.

“Mbrëmë rreth orës 21:30 në stacion të policisë nëna e këtyre dy fëmijëve ka njoftuar se janë kthyer në shtëpi dy fëmijët e saj që i kishte raportuar si të zhdukur”, tha Veseli. /Zëri