Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e “Gishtit”, tentoi t’i vrasë disa policë në Gjilan [foto]
Foto: Laura Hasani

Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e “Gishtit”, tentoi t’i vrasë disa policë në Gjilan [foto]

Kronika June 03, 2023 - 11:02

Policia e Kosovës në Gjilan ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ofrimin e informatave të cilat do të ndihmonin në arrestimin e Burim Agajt, i njohur si “Gishti”.

Sipas policisë, i dyshuari kërkohet për përfshirje në  disa raste të veprave penale, raporton Zeri.info.

Njoftimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësiti i hetimeve që operon në kuadër të stacionit policorë në Gjilan, me autorizim nga Prokuroria Themelore në Gjilan, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

I dyshuari kërkohet për përfshirje në disa raste të veprave penale (tentim vrasje ndaj policëve në detyrë), që janë raportuar kohëve të fundit në Policinë Rajonale në Gjilan.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjen e tij, mund të lajmëroni në stacionin më të afërt të Policisë së Kosovës apo përmes numrit 192.