
Sulmohet fizikisht një person në një kafene në Leposaviq
Kronika
May 28, 2023 - 12:06
Një person është sulmuar derisa ishte duke qëndruar në një kafene në Leposaviq.
Siç ka raportuar viktima në Polici, ai është sulmuar nga një i dyshuar i pa njohur.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar për në shtëpi. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri