
Dy persona me maska dhe thika grabisin një pikë të derivateve në Prishtinë
Kronika
May 28, 2023 - 11:50
Një pikë e derivateve në Prishtinë, është grabitur nga dy persona të shtunën pasmesnate.
Sipas Policisë, rreth orës 04:14 viktima ka njoftuar se derisa ka qenë duke punuar në një pikë të derivateve, dy persona të maskuar, njëri prej tyre me thikë duke e kanosur i kanë grabitur telefonin mobil dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Rasti në procedurë hetimore nga Policia. /Zëri