
Vdekja e 19-vjeçarit në vendin e punës, arrestohet pronari i kompanisë
Kronika
May 27, 2023 - 11:16
Një 19-vjeçar ka vdekur të premten në Prizren, pasi ka rënë nga një lartësi e një ndërtese derisa ishte duke punuar.
Policia në raportin 24-orësh ka njoftuar se ka arrestuar pronarin e biznesit në të cilën ishte duke punuar viktima, transmeton Zeri.info.
“ Viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke kryer disa punime, në rrethana të pa njohura dyshohet se ka rënë nga një lartësi e objektit. Si pasojë, viktima ka vdekur. Në lidhje me rastin është arrestuar pronari i biznesit i dyshuari mashkull kosovar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim. /Zëri