Vdes një 19-vjeçar në Prizren, dyshohet se ra nga skelet

Vdes një 19-vjeçar në Prizren, dyshohet se ra nga skelet

Kronika May 26, 2023 - 17:35

Një 19-vjeçar ka humbur jetën, ku dyshohet se ka rënë nga kati i tretë nga skelet e një objekti banesor në rrugën “Ekrem Rexha”, në Prizren.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë mjekët dhe emergjenca, që e kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Bytyqi, thotë se njësia policore është duke u marrë me rastin.

“Me datën 26.05.2023 , rreth orës 14:50 dyshohet se në rrugën “Ekrem Rexha” në një objekt banesor në ndërtim e sipër, një person i moshës  19 vjeçare (K.Z.),  gjatë punimeve dyshohet se ka humbur jetën, duke rënë nga një lartësi e konsiderueshme. Policia ka dal ne vendngjarje dhe është duke u marr me rastin. Viktima ka rene nga Kati i tret nga skelet. Ne vendngjarje kanë dal edhe mjekët nga emergjenca të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij”, tha ai.