Dërgohet pa shenja jete një foshnjë në Suharekë
Foto: Ilustrim

Dërgohet pa shenja jete një foshnjë në Suharekë

Kronika May 26, 2023 - 09:03

Gjatë ditës së djeshme një foshnjë është dërguar pa shenja jete në emergjencën e QKMF-së në Suharekë.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 15:40, në Suharekë, raporton Zeri.info.

ëNë Emergjencën e QKMF-së është dërguar një foshnjë pa shenja jete. Në lidhje me rastin është informuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar të hapet rast dhe trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksionë, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri