Gjatë një përleshjeje në Prizren, një i plagosur dhe disa të lënduar
Foto: Ilustrim

Gjatë një përleshjeje në Prizren, një i plagosur dhe disa të lënduar

Kronika May 08, 2023 - 09:22

Një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit dhe disa të tjerë janë lënduar gjatë një përleshjeje që ka ndodhur midis disa personave.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të dielën, rreth orës 01:16, në Prizren, raporton Zeri.info.

“Një mashkull kosovar ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit dhe disa të tjerë janë lënduar gjatë një përleshjeje që ka ndodhur në mes të disa personave. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me dy fishekë, dy thika, një shufër metalike dhe një boks hekuri”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se të lënduarve u është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i plagosuri është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.

“Me vendim të prokurorit, nëntë të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri