Grabitje e armatosur në Prishtinë
Kronika
May 04, 2023 - 15:28
Një institucion mikrofinanciar ka qenë cak i grabitjes që ka ndodhur rreth dy orë më parë në Prishtinë.
Policia ka konfirmuar për “Zërin” se sot rreth orës 14:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.
Policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një person i dyshuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë parash.
“Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore, me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, ka konfirmuar për zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. /Zëri