Gjobë ferizajasit që bëri kundërvajtje me BMW dhe kishte afat të skaduar regjistrimi

Gjobë ferizajasit që bëri kundërvajtje me BMW dhe kishte afat të skaduar regjistrimi

Kronika March 31, 2023 - 15:20

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka identifikuar shoferin, i cili më 29 mars te nënkalimi i qytetit në Ferizaj drejtoi në mënyrë të rrezikshme automjetin e tipit BMW, me targa vendore dhe me afat të skaduar të regjistrimit.

Kjo ngjarje ishte postuar në rrjetet sociale, ndërsa Policia ka njoftuar sot se e ka ftuar në stacion shoferin P.Q., 24-vjeçar dhe i ka shqiptuar një gjobë sipas Ligjit të komunikacionit, 300 euro dhe 1 pikë negative.

Ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar.

“Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon te shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me Policinë”, thotë Policia. /Zëri

Image

Image

Image