Një vit e gjysmë burgim gjakovarit që ngacmoi seksualisht disa fëmijë

Një vit e gjysmë burgim gjakovarit që ngacmoi seksualisht disa fëmijë

Kronika March 31, 2023 - 14:59

Gjykata Themelore në Gjakovë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit H.H., i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë akuzohet për vepër penale “Ngacmimi seksual”.

Gjyqtari Sulltan Dobraj, pas mbajtjes së shqyrtimit fillestar ku i pandehuri kishte pranuar fajësinë, e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej një viti e gjashtë muajsh.

“I pandehuri H.H. akuzohet se më 08 mars 2023, rreth orës 15:00 minuta, në rr. ‘Fan S. Noli’ në Gjakovë, ... me dashje ngacmon seksualisht personat të cilat janë të ndjeshme për shkak të moshës së tyre, me qëllim të cenimit të dinjitetit të dëmtuarave fëmijëve .., .., .., në atë mënyrë që derisa të dëmtuarat ishin duke ecur në këmbë, në një moment e shohin të pandehurin, i cili ishte i zhveshur dhe bën me gjeste duke ekspozuar organin gjenital në drejtim të dëmtuarave, të gjendur në këtë situatë të dëmtuarat ndërrojnë rrugën, por i pandehuri vishet dhe niset në drejtim të tyre dhe u drejtohet me fjalën ‘përshëndetje’, më pas të dëmtuarat të frikësuara kërkojnë ndihmën e një kalimtari të rastit, ku me të parë kalimtarin e rastit i pandehuri largohet me vrap nga aty, ashtu që me këto veprime i pandehuri te të dëmtuarat ka shkaktuar cenimin e dinjitetit dhe ka krijuar një mjedis frikësues”, thuhet në njoftim.

Gjykata ka bërë të ditur se kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. /Zëri