Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, nëna i kërkon ndihmë djalit, burri e vret me thikë

Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, nëna i kërkon ndihmë djalit, burri e vret me thikë

Kronika March 31, 2023 - 13:06

Një 62-vjeçar me origjinë shqiptare në Itali vrau me thikë bashkëshorten e tij pasi kjo e fundit ishte ankuar te i biri i tyre për dhunën që i ushtrohej rregullisht.

“Yt atë po më rreh,” thuhej në mesazhin zanor të 56-vjeçares.

Ngjarja ndodhi në Borgo Rivo, në via del Crociere. Xhafer Uruçi u arrestua për vrasjen e Zenepe Uruçit, raporton Euronews Albania.

Gruaja kishte shkuar në punë me shpatullën e thyer, ndërsa fqinjët dëshmuan se i shoqi e ka rrahur edhe në sy të tyre.

Mediat italiane raportojnë se Zenepe Uruçi ka tentuar t’i kërkojë ndihmë djalit të saj para se të qëllohej për vdekje nga bashkëshorti i saj, Xhafer Uruçi. Tragjedia ka ndodhur rreth orës 15:00 të ditës së djeshme. Ndërkohë, 62-vjeçari dyshohet se e ka goditur atë disa herë me thikë.

Me të marrë vesh lajmin, i biri nxitoi në banesën e prindërve, ku gjeti dhe nënën e vrarë. Policia po heton ngjarjen e rëndë.