U raportua e zhdukur, klinasja gjendet duke bashkëjetuar me një mashkull

U raportua e zhdukur, klinasja gjendet duke bashkëjetuar me një mashkull

Kronika March 31, 2023 - 10:58

Një femër nga Klina, e cila ishte raportuar e zhdukur nga familjarët e saj që nga data 28.03.2023, rreth orës 10:00, është gjetur të enjten nga Policia e Kosovës në shtëpinë e të dyshuarit.

“Klinë, 28.03.2023 - 10:00. Më 30.03.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi tek i njëjti është gjetur viktima femër kosovare”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu, me vendim te prokurorit kujdestar, viktima është dërguar në shtëpi të sigurt, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë. /Zëri