Arrestohet gruaja në Ferizaj që keqtrajtoi dhe braktisi dy fëmijët e saj të mitur

Arrestohet gruaja në Ferizaj që keqtrajtoi dhe braktisi dy fëmijët e saj të mitur

Kronika March 31, 2023 - 10:53

Një nënë nga Ferizaj është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar dhe braktisur dy fëmijët e saj të mitur.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 05:18. në Ferizaj, raporton Zeri.info.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar dy fëmijët e saj të mitur. Fëmijët kishin shenja dhune të dukshme dhe kanë raport mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu, me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje, ndërsa fëmijët janë dërguar në një shtëpi të sigurt. Ndërsa rasti është në procedurë hetimore. /Zëri