Arrestohet prishtinasi, dyshohet se hyri në sistemet kompjuterike
Foto: Laura Hasani

Arrestohet prishtinasi, dyshohet se hyri në sistemet kompjuterike

Kronika March 31, 2023 - 10:46

Policia e Kosovës ka identifikuar të dyshuarin, pasi përmes sistemeve kompjuterike është qasur në një sistem online dhe në mënyrë të kundërligjshme ka arritur të përfitojë për vete dhe të tjerët pa mbulesë, duke shkaktuar dëme materiale te konsiderueshme.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 10:30, në Prishtinë dhe rasti është iniciuar “Hyrja në sistemet kompjuterike”, raporton Zeri.info.

“Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi përmes sistemeve kompjuterike është qasur në një sistem online dhe në mënyrë të kundërligjshme ka arritur të përfitojë për vete dhe të tjerët pa mbulesë, duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme. Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: një laptop, dy shtëpiza të kompjuterit, një telefon i mençur, dy USB, dy monitorë dhe një orë dore e mençur”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkaq me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri