
Sulmohet zyrtari policor në aeroportin “Adem Jashari”, arrestohen dy të dyshuar
Kronika
March 31, 2023 - 09:37
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona të dyshuar, kosovarë, pasi e kanë sulmuar zyrtarin policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, në orën 07:55, raporton Zeri.info.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi e kanë sulmuar zyrtarin policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkaq pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti shkon në procedurë të rregullt. /Zëri