Kishte ardhur për pushime nga Zvicra, gjendet pa shenja jete 66-vjeçari
Foto: Ilustrim / Zëri

Kishte ardhur për pushime nga Zvicra, gjendet pa shenja jete 66-vjeçari

Kronika March 29, 2023 - 22:36

Një 66-vjeçar është gjetur nga familjarët e tij pa shenja jete në shtëpi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Prizren.

Rastin e ka konfirmuar togeri Shaqir Bytyqi, nga policia e Prizrenit.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Është hapur rast “Hetim i vdekjes””, tha Bytyqi.

Ai deklaroi se viktima me familje kishte jetuar në Zvicër dhe këto ditë kishin ardhur për pushime në Kosovë.