Dyshime për një shpërthim në aeroportin “Adem Jashari”, Policia jep detaje
Foto: Laura Hasani / Arkiv

Dyshime për një shpërthim në aeroportin “Adem Jashari”, Policia jep detaje

Kronika March 26, 2023 - 21:15

Para pak minutash në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, të gjithë udhëtarët dhe punëtorët janë evakuuar dhe kanë dalë jashtë.

E gjithë kjo ka ndodhur si pasojë e dyshimeve për një shpërthim të mundshëm në Aeroportin “Adem Jashari”.

Këtë e ka konfirmuar për “Zeri.info”, zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Airoportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka treguar Ahmeti.

Theksojmë se Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”, tash e sa kohë është duke marrë mesazhe kërcënuese për mjete shpërthyese. /Zëri