Rritet numri i të lënduarve nga djegia e depove të një objekti në Pejë

Rritet numri i të lënduarve nga djegia e depove të një objekti në Pejë

Kronika March 25, 2023 - 11:04

Sot janë djegur depotë e një objekti afarist në Pejë e tymi i madh përfshiu një pjesë të madhe të këtij qyteti.

Më herët u raportua se nga ky incident janë lënduar katër persona, por tani Spitali i Përgjitshëm i Pejës ka bërë të ditur se gjithsej janë tetë persona që po marrin trajtim.

Ky spital bën të ditur se gjendja e të lënduarve është stabile dhe se janë jashtë rrezikut për jetë. /Zëri