Katër të lënduar nga zjarri në një objekt në Pejë
Kronika
March 25, 2023 - 10:38
Katër persona kanë kërkuar tretman mjekësor në emergjencën e Spitalit të Pejës, për shkak të zjarrit të madh në depot dhe qendrën tregtare ELKOS Center në Pejë.
Kështu bëri të ditur në një prononcim për Telegrafi doktori i emergjencës Besnik Ibraj, i cili tha se person janë helmuar nga dioksidi i karbonit, për shkak të zjarrit të madh.
Ai tha se gjendja e tyre për momentin është stabile.
“Katër persona janë të helmuar nga dioksidi i karbonit, gjendja e tyre është stabile për momentin”, ka thënë Ibraj.
Ndërkaq, Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka bërë të ditur se ende po vazhdojnë të jenë në flakët e mëdha të zjarrit depot dhe qendra tregtare ELKOS Center në Pejë.