Policia e Prizrenit në kërkim të të dyshuarit për ngacmim

Policia e Prizrenit në kërkim të të dyshuarit për ngacmim

Kronika March 24, 2023 - 10:40

Policia në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale “Ngacmim”, që ka ndodhur më 28 shkurt 2023, ora 19:15, në rrugën "William Walker" në Prizren, pranë hyrjes së objektit të banimit “Rafii”.

Policia njofton se sektori i hetimeve, pas marrjes së rastit për hetim, ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë të instaluara pranë vendit të ngjarjes, ku i dyshuari shihet në filmim.

“Pamjet nga kamerat e sigurisë nuk janë shumë cilësore, ndaj edhe pas përpjekjeve të bëra nuk kemi mundur të identifikojmë ende kryesin e kësaj vepre”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Vlen të ceket se i njëjti person dyshohet se ka kryer edhe disa raste të tjera të ngjashme në një periudhë disaditore, të cilat janë të raportuara në Stacion Policor Prizren.

Policia ka publikuar pamje të kamerave të sigurisë, ku shihet personi i dyshuar, për çka ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për kapjen e tij, transmeton Zeri.info.

“Me qëllimin që të zbulohet sa më parë vendndodhja dhe identiteti i tij, nga prokurori i Shtetit lëshohet ‘Autorizim’ për publikimin e fotografive të mara nga kamerat e sigurisë. Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kanë çfarëdo informate ose dinë diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë Policinë në Prizren, ose në cilindo stacion të Policisë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri