Një person në Vushtrri arrestohet për armëmbajtje pa leje

Një person në Vushtrri arrestohet për armëmbajtje pa leje

Kronika March 24, 2023 - 09:31

Policia e Kosovës në Vushtrri ka arrestuar një person, pasi tek i njëjti gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar armë të ndryshme pa leje.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 00:10, në Vushtrri, raporton Zeri.info.

“Vushtrri, 23.03.2023 - 00:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar një thikë, disa rroba, dylbi, 8 kartela telefoni, një këllëf i armës dhe një rrip për mbajtje të pajisjeve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkaq pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Zëri