Sulmoi një person dhe ia demoloi shtëpinë, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë
Foto: Laura Hasani

Sulmoi një person dhe ia demoloi shtëpinë, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë

Kronika March 24, 2023 - 09:14

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar, pasi ka sulmuar fizikisht një person tjetër, duke ia dëmtuar kështu edhe orenditë e shtëpisë.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 12:46, në fshatin Zhabar të Mitrovicës, raporton Zeri.info.

“Fsh. Zhabar, Mitrovicë Jugu, 23.03.2023-12:46. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe ka dëmtuar orenditë shtëpiake. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri