Nën kërcënimin e armës, ferizajasit ia vjedhin 770 euro
Kronika
March 23, 2023 - 08:44
Dje rreth orës 19:10 një person në Ferizaj ka raportuar se derisa po shkonte në shtëpi, fillimisht është goditur nga një veturë dhe më pas është grabitur.
Sipas tij, nga kjo veturë kanë dalë tre persona të armatosur me “AK-47” dhe se ia kanë marrë 770 euro, raporton Zeri.info.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i Shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh. /Zëri