
Zhduken një vajzë dhe një djalë, në Pejë e Vushtrri
Kronika
March 20, 2023 - 09:05
Dy persona, njëri nga Peja e tjetri nga Vushtrria, janë raportuar në Policinë e Kosovës si të zhdukur.
Rasti i parë ka ndodhur në Pejë, ku ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
Njësitet policore janë duke hetuar rastin.
Rasti i tjetër ka ndodhur në Vushtrri. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga 18 marsi është larguar nga shtëpia viktima femër kosovare dhe nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e saj.
Rasti është duke u hetuar.