
Gjendet 13-vjeçarja nga Kaçaniku, e cila u raportua e zhdukur
Kronika
March 20, 2023 - 09:00
Melisa Krasniqi, vajza nga Kaçaniku e cila u raportua e zhdukur nga dita e premte, tashmë është gjetur.
Të paktën kështu thotë Ridvan Tahiri - Riki, i cili ishte i angazhuar në gjetjen e vajzës.
Ai tha se për këtë rast janë njoftuar nga Policia.
“Posa na lajmëruan për rastin. Fëmija i lajmëruar si i zhdukur është gjetur dhe gjendet në ambientet e Policisë. Ju faleminderit të gjithë atyre që shprehën vullnet për bashkëpunim”, tha ai.