
Ndërron jetë një foshnje 5-muajshe në QKUK, Policia e cilëson si “vdekje të dyshimtë”
Kronika
March 19, 2023 - 09:14
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 13:30 ka vdekur një foshnjë 5-muajshe, shtetase e Shqipërisë derisa po trajtohej në QKUK.
Sipas raportit 24-orësh me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi, kurse rasti është duke u hetuar.
Ky rast nga Policia është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”./Zëri