Policia jep detaje për vrasjen në Prishtinë

Policia jep detaje për vrasjen në Prishtinë

Kronika March 19, 2023 - 08:53

Dje rreth orës 13:21 një person u vra në lagjën Arbëria të Prishtinës.

Policia bën të ditur se dy të dyshuar kanë shtënë me armë në drejtim të viktimës, raporton Zeri.info.

Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Po ashtu edhe dy të dyshuarit janë të lënduar dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport.

Sipas Policisë, është intervistuar edhe një i dyshuar i cili më pas është liruar, është sekuestruar edhe: një revole me një karikator dhe 11 fishekë, një gëzhojë dhe një thikë.

“Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore”, thuhet më tej. /Zëri