Ndalohen dy të dyshuar për vrasjen e sotme në një hotel në Prishtinë

Ndalohen dy të dyshuar për vrasjen e sotme në një hotel në Prishtinë

Kronika March 18, 2023 - 20:03

 Prokuroria e Shtetit tashmë ka ndaluar dy persona me inicialet A.M dhe M.M  nën dyshimin se kanë kryer vrasje të rëndë në një hotel në Prishtinë.

Kjo është bërë e ditur për “Betimi për Drejtësi” nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy personave A.M dhe M.M , nën masat e sigurisë nga Polica, pasi që gjinden në trajtim mjekësorë. Të njëjtit dyshohen për veprën penale “ Vrasje e rëndë”, sipas KPRK-së”, ka thënë Ulaj.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur nga plagët e marra me armë zjarri dhe dy të tjerë janë lënduar me mjet të mbrehtë në një hotel në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Sipas Policisë, dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekesor.