Policia në Pejë sekuestron 55 telefona dhe 3 Ipad-a
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka zbatuar urdhër kontrollin e lëshuar nga Gjykata Themelore Pejë për kontroll në pesë lokacione në Pejë, të gjitha objekte afariste lokale të shitjes së telefonave mobil, nën dyshimin e kryerjes së veprave penale të lartcekura.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ku gjatë kontrollit në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: 55 telefona celular dhe tre IPAD, të cilët dyshohet të jene futur në territorin e republikës së Kosovës duke iu shmangur taksave doganore, raporton Zeri.info.
“Kontrabandë me mallra dhe shmangie nga tatimi. Pejë, 17.03.2023, Hetuesit policorë nga Sektori i Hetimeve Financiare të DHKEK, në koordinim me Prokurorinë Themelore Pejë, kanë zbatuar urdhër kontrollin e lëshuar nga Gjykata Themelore Pejë për kontroll në pesë lokacione në Pejë, të gjitha objekte afariste lokale të shitjes së telefonave mobil, nën dyshimin e kryerjes së veprave penale të lartcekura”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Po ashtu bëhet e ditur se kontrolli është kryer në bashkëveprim me Doganën e Kosovës dhe inspektoret e Administratës Tatimore të Kosovës.
Ndërsa me autorizimin e prokurorit lënda procedohet në procedurë të rregullt. /Zëri