Vjedhje e rëndë në Leposaviq, Policia jep detaje

Vjedhje e rëndë në Leposaviq, Policia jep detaje

Kronika February 07, 2023 - 18:34

Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur sot Soqanicë të Lepisaviqit.

Atje është raportuar për një rast vjedhje e rëndë e cila ka ndodhur në një pronë private (vikendicë), të dyshuarit kanë vjedhur një pushkë ajrore dhe gjësende tjera.

“Njësitet relevante policore nga stacioni policor Leposaviq, së bashku me hetuesit policorë dhe njësitin e Forenzikës, kanë ndërmarr veprimet e nevojshme policore drejt hetimit dhe ekzaminimit të vendit të ngjarjes”.

“Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, me qëllim të hetimit dhe zbardhjes sa më parë të rastit si dhe sjelljes së personit/ave të dyshuar para organeve të drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri