Punëtori bie nga një objekt në ndërtim në Fushë-Kosovë, arrestohen pronarët e kompanisë

Punëtori bie nga një objekt në ndërtim në Fushë-Kosovë, arrestohen pronarët e kompanisë

Kronika February 05, 2023 - 09:16

Një burrë ka rënë nga lartësia e një objekti në ndërtim në Fushë-Kosovë të shtunën, duke marrë lëndime të rënda trupore. Siç ka bërë të ditur Policia në raportin e saj 24-orësh, viktima është dërguar në QKUK për trajtim. Ndërsa lidhur me rastin janë arrestuar dy persona, pronarë të kompanive punëkryese dhe janë dërguar në mbajtje.

Policia e ka cilësuar rastin si “asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

“Fushë Kosovë, 04.02.2023 – 13:36. Një mashkull kosovar, ka rënë nga lartësia e një objekti në ndërtim, duke pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore, ka dalë edhe prokurori si dhe inspektori i punës. Lidhur me rastin janë arrestuar dy meshkuj kosovar, pronar të kompanive punë kryese dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.