Vdes një punëtor në Pejë, ra nga shtylla elektrike

Vdes një punëtor në Pejë, ra nga shtylla elektrike

Kronika February 04, 2023 - 14:49

Një puntor ka vdekur pasi ka rënë nga një shtyllë elektrike, derisa ishte duke punuar në fshatin Lëvoshë të Pejës.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orë 11:45 policia është njoftuar se në fshatin Lëvoshë të Pejës, gjersa ka qenë duke punuar ka rënë nga një shtyllë elektrike”, ka thënë Gashi.

Sipas tij,  mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa policia është në vend të ngjarjes. /Zëri