![I burgosuri në Dubravë rrihet nga pesë të burgosur tjerë](/uploads/zeri.info/images/2022/September/21/auto_auto_Burgu_i_sigurise_se_larte-Gerdoc-7_nentor_2018m-Laura_Hasani15484005091663781582.jpg)
I burgosuri në Dubravë rrihet nga pesë të burgosur tjerë
Kronika
February 04, 2023 - 10:24
Policia e Kosovës po heton një rrahje që ka ndodhur brenda burgut të Dubravës, ku një i burgosur është rrahur nga pesë të burgosur tjerë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës thuhet se, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 15:30 në Burgun e Dubravës, raporton Zeri.info.
“Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar- i burgosur, pasi i njëjti është sulmuar fizikisht nga pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, po ashtu të burgosur. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri