Burri dhe familjarët e tij sulmojnë fizikisht nusen në Fushë Kosovë
Foto: Ilustrim

Burri dhe familjarët e tij sulmojnë fizikisht nusen në Fushë Kosovë

Kronika February 04, 2023 - 09:26

Një femër nga Fushë-Kosova ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe familjarët e tij.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, thuhet se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:00, në Fushë Kosovë, raporton Zeri.info.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe familjarët e tij. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri