
Shpallet në kërkim një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë
Një serb është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka kryer krime lufte kundër popullsisë civile.
I kërkuari është Slavisha Filiq, ndërsa Policia ka kërkuar nga qytetarët që kushdo i cili ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në foton e bashkangjitur të lajmërojë Policinë e Kosovës ose të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Kërkesë për shpallje në kërkim të të pandehurit
Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës, bazuar në ligj 06-L091, i ndryshuar dhe plotësuar në KPP në ligjin 04-L123, Neni 346/A pika 4.3. pas dështimit të arritjes së qëllimit, sipas paragrafit 4.1. dhe 4.2 publikon urdhër për shpalljen në kërkim të të pandehurit
Personat e shpallur në kërkim:
1. Filiq (Vojislav) Slaviša - dl. 25.07.1963
I pandehuri është duke u kërkuar për veprën penale:
Krime lufte kundër popullsisë civile.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
- 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
- Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës, tel. 044 220 106
- Qendra Operative – DDP, tel. 044 500 404
- E-mail adresa: [email protected].
