Kërkoheshin nga Gjykata, arrestohen dy persona në Han të Elezit

Kërkoheshin nga Gjykata, arrestohen dy persona në Han të Elezit

Kronika February 03, 2023 - 14:59

Policia në Han të Elezit ka arrestuar dy persona të kërkuar me urdhëresë të gjykatës: H.L., 45-vjeçar dhe M.K., 41-vjeçar, për veprën penale “Keqpërdorim i besimit”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:00, në Han të Elezit, raporton Zeri.info.

“Ata ishin të kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘Keqpërdorim i besimit’, me dënim burgimi me nga nëntëdhjetë ditë. Pas kompletimit të dokumentacionit, të njëjtët janë dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.

Policia Rajonale e Ferizajt bën të ditur se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së Gjykatës. /Zëri