Shpërndau video, mitrovicasi arrestohet për ngacmim seksual të një djali

Shpërndau video, mitrovicasi arrestohet për ngacmim seksual të një djali

Kronika February 03, 2023 - 09:42

Policia në Mitrovicë ka arrestuar një person, pasi dyshohet se ka shpërndarë një video në rrjete sociale kundër një personi tjetër.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 10:30, në Mitrovicë dhe rasti është iniciuar “Ngacmim seksual”, raporton Zeri.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili është identifikuar se ka shpërndarë një video në rrjete sociale kundër viktimës mashkull kosovar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri