Vjedhje në depon e Agjencionit të Pylltarisë në Istog, arrestohet i dyshuari
Në dhjetor të vitit të kaluar në fshatin Sine të Istogut është raportuar për një vjedhje në depon e Agjencionit të Pylltarisë.
Në depo janë vjedhur kamerat e sigurisë, ndërsa dje për këtë rast është arrestuar një 23-vjeçar me inicialet M.H., transmeton Zeri.info.
“Në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante të Stacionit Policor në Istog, aty është vërejtur se dritarja është hapur me forcë dhe është vjedhur DVR-ja e kamerave të sigurisë. Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor në Istog, më datë 01.02.2023, me autorizimin e gjyqtarit të procedurës paraprake, është bërë kontroll-bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të personit të dyshuar: M.H., i lindur në vitin 2000, Shqiptar/Kosovar”, thuhet në raportin e Policisë.
Bëhet e ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Zëri