Policia kërkon ndihmën e qytetarëve në gjetjen e këtij personi

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve në gjetjen e këtij personi

Kronika January 31, 2023 - 19:46

Policia e Gjakovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të këtij rajoni përmes njoftimit ka kërkuar ndihmën për gjetjen e të dyshuarit Shqiprim Dedaj.

Sipas njoftimit të Policisë Dedaj është i rënduar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” dhe për momentin ndodhet në arrati, raporton Zeri.info.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës apo stacionin më të afërt policor.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografisë të personit të dyshuar në rast, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i dyshuar është:

• Shqiprim (Tomë) Dedaj i lindur me 28.11.1984 banues në rrugën "Pashko Vasa” në Gjakovë.

Lidhur me rastin “Vjedhje e rëndë” pranë Sektorit Rajonal të Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë-Gjakovë janë duke u zhvilluar hetime intensive ku gjatë veprimeve hetimore është identifikuar i dyshuari i lartcekur.

Në lidhje me rastin nuk është arritur të sigurohet prezenca e personit në fjalë edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative nga ana e Sektorit Rajonal për Hetime dhe njësiteve tjera në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë-Gjakovë.