Dënohen me gjashtë vjet burgim dy të akuzuarit që trafikuan një femër

Dënohen me gjashtë vjet burgim dy të akuzuarit që trafikuan një femër

Kronika January 31, 2023 - 13:59

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve B.H. dhe B.A., për kryerjen e veprës penale “Trafikim me njerëz”.

Të pandehurit gjatë vitit 2021 në bashkëveprim, në dy lokacione të ndryshme, në motel, në fshatin Domorovc, komuna Ranilluk dhe në kafenenë në fshatin Dobërçan, komuna e Gjilanit, e kanë trafikuar për qëllime të shfrytëzimit seksual të dëmtuarën A.H., nga komuna e Istogut, duke e ditur gjendjen e saj të rëndë ekonomike-sociale, në atë mënyrë që e njëjta t’u ofrojë shërbime seksuale me pagesë personave të ndryshëm.

Sipas Gjykatës, me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale trafikim me njerëz, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

“Trupi gjykues nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka shpallur aktgjykim dënues ndaj dy të akuzuarve, duke i shqiptuar dënim burgu në kohëzgjatje prej tre vjetësh (3) dhe gjobë 300 (treqind) euro, për secilin veç e veç. Palët e pakënaqura kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit”, thuhet në njoftim. /Zëri