Lëndohen dy punëtorë në vendet e tyre të punës, në Prizren dhe Rahovec

Lëndohen dy punëtorë në vendet e tyre të punës, në Prizren dhe Rahovec

Kronika January 31, 2023 - 08:39

Dy persona janë lënduar dje në vendin e punës.

Rasti i parë ka ndodhur në Rahovec, ku viktima mashkull kosovar, derisa ishte duke punuar, ka pësuar lëndime.

Sipas raportit të Policisë, viktima është dërguar në Spitalin e Gjakovës, ndërsa në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet përkatëse policore dhe Inspektori i Punës, transmeton Zeri.info.

Rasti i dytë ka ndodhur në fshatin Korish të Prizrenit, ku një mashkull kosovar, derisa ishte duke punuar, dyshohet se ka rënë nga një lartësi.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe Inspektori i Punës”, thuhet në raport. /Zëri