Gjendet i vdekur një person në Lipjan, Policia nis hetimet

Gjendet i vdekur një person në Lipjan, Policia nis hetimet

Kronika January 31, 2023 - 08:29

Një person është gjetur i vdekur të hënën në mbrëmje në Lipjan.

Policia rastin e ka cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa në raport thuhet se është raportuar që viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe nga Mjekësia Ligjore, të cilët kanë marrë trupin e pajetë për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri