Sekuestrohen 107 kg marihuanë në kamionin me targa serbe në Terminalin Doganor në Prishtinë

Sekuestrohen 107 kg marihuanë në kamionin me targa serbe në Terminalin Doganor në Prishtinë

Kronika January 30, 2023 - 09:38

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, ka bërë të ditur se sot është arrestuar një person si i dyshuar për marihuanë.

I dyshuari është M.P., (1991) shtetas i Serbisë, që ishte ndaluar dhe në kamionin që voziste iu gjetën 107 kilogramë substanca narkotike të marihuanës.

“Në bashkëpunim me oficerët e Doganës së Kosovës, gjatë kontrollimit në dy rezervuarët e derivateve janë gjetur bunkerë të modifikuar, ku në brendi kishte 101 paketime të plastikës me të substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë”, thuhet në komunikatë.

Përveç kësaj, në cilësinë të provave janë sekuestruar edhe një telefon celular, një GPS, disk-diagrami i tahografit, një kamion, 95 euro, si dhe 2.500 dinarë.

“Në konsultim me prokurorin kujdestar, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, kurse rasti procedohet për veprime të mëtutjeshme, përderisa vazhdojnë veprimet hetimore nga drejtoria përkatëse”, thuhet ndër të tjera. /Zëri