![Pamje nga vendi ku u plagosen nënë e bijë në Fushë – Kosovë [foto]](/uploads/zeri.info/images/2023/January/28/auto_327792796_1227027697895889_8771238446060855716_n1674912214.jpg)
Pamje nga vendi ku u plagosen nënë e bijë në Fushë – Kosovë [foto]

Dy gra kanë mbetur të plagosura sot në rrugën “Besa-Besë” në Fushë-Kosovë, duke marrë lëndime serioze.
“Zëri” ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia ka konfirmuar se rasti në fjalë ka ndodhur sot rreth orës 11:45
Sipas një dëshmitareje të rastit, njëra nga të plagosurat është nëna rreth të 50 tevave, ndërsa vajza e saj rreth të 30-tave.
Deri tani i dyshuari është në arrati, raporton Zeri.info.

"Policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Besa Besë” në Fushë-Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen", ka thënë Ahmeti.
Tutje ajo ka shtuar se bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një person i dyshuar, me armë zjarri janë plagosur dy persona (të dyja të gjinisë femërore), të cilat janë dërguar për tretman mjekësor.

"Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit” ka thënë Ahmeti. /Zëri
