Ngacmoi seksualisht një femër, arrestohet një person në Skenderaj

Ngacmoi seksualisht një femër, arrestohet një person në Skenderaj

Kronika January 28, 2023 - 09:03

Policia e Kosovës në Skenderaj, gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se kishte ngacmuar seksualisht një femër.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës thuhet se ngjarja ka ndodhur të premten, rreth orës 17:20 në rrugën “28 Nëntori” në Skenderaj, raporton Zeri.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka kanosur dhe ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri